fbpx
Ad imageAd image

Media amerikane: Tirana, kryeqyteti më i çuditshëm në Ballkan

Blloku min lexim

Revista e përditshme amerikane “YardBarker” ka rekomanduar 20 qytetet më të mira në Ballkan për të vizituar gjatë pranverës, mes tyre Tiranën, Sarandën dhe Beratin.

Ja si përshkruhen në artikull të treja qytetet:

- Advertisement -

Tirana është ndoshta kryeqyteti më i çuditshëm në Ballkan. Arkitektura italiane nga periudha e Musolinit është e ndërthurur me blloqe të epokës komuniste dhe mbetjet historike të së kaluarës së saj të larmishme si një fortesë osmane dhe vend i mbyllur nën regjimin e diktaturës komuniste për 50 vjet.

Qyteti është plotë jetë zona më trendi është ajo e bllokut. Tirana ka pësuar shumë ndryshime falë rritjes së madhe turistike të Shqipërisë. Këto përpjekje kanë pasur sukses, pasi numri i vizitorëve vazhdon të rritet me miliona çdo vit.

- Advertisement -

Sarandë, Shqipëri

Saranda është quajtur si kryeqyteti jozyrtar i “Riverës Shqiptare”. Ujërat e kristalta bruz rivalizojnë ato të Greqisë, baret e plazhit mund t’ju japin ndjesinë sikur ndodheni në plazhet e Tulumit dhe veshjet në shëtitoren e mbrëmjes do t’ju bëjnë të mendoni se është ”Java e Modës” në Milano.

- Advertisement -

Berat, Shqipëri

Ky qytet antik njihet për shtëpitë tradicionale të bardha të stilit osman. Dritaret e shtëpive duket sikur ju vëzhgojnë ndërsa arrini ose shëtisni në shëtitoren buzë lumit, një aktivitet i preferuar i mbrëmjes për vendasit. Në Berat do të keni mundësinë të eksploroni kishën bizantine, xhaminë osmane dhe një kështjellë me pamje mahnitëse

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock