ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Të ngrënit në këtë vakt ju bën të shtoni peshë!

by Blloku
09/05/2024
Reading Time: 2 mins read
378 20
0
Të ngrënit në këtë vakt ju bën të shtoni peshë!

Teksa shumë njerëz i përmbahen kalorive që marrin gjatë vakteve ushqimore apo gjërave që konsumojnë, duket se koha kur ju hani është po kaq e rëndësishme për ata që janë në një betejë të vazhdueshme me kilogramët.

Një studim që do të publikohet në “Journal of Nutrition, Health, and Aging”, i realizuar nga ekspertë të ushqyerjes në “Ewha Womans University” në Seul ka analizuar kohën se kur konsumohet vakti i fundit dhe gjumi, si dy gjëra që ndikojnë direkt në peshë

Ushqimi dhe gjumi janë dy elemente që sipas studiuesve, kontrollojnë ritmin cirkadian (gjumë-zgjim), diçka që ndikon në peshën trupore të njerëzve.

RELATED STORIES

Është për të mirën e marrëdhënies tuaj, ja pse duhet ta gënjeni ndonjëherë partnerin

Është për të mirën e marrëdhënies tuaj, ja pse duhet ta gënjeni ndonjëherë partnerin

31/08/2024
Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni

28/08/2024

Pra, kur ne flemë mjaftueshëm, ne automatikisht e kemi rikarikuar trupin me energji, kemi ndikuar në procesin e riparimit të qelizave dhe balancimin e hormoneve dhe metabolizmit për një organizëm dhe fizik më të mirë, shkruan The Healthy.

“Faktorët modernë të shoqërisë si orët e zgjatura në punë, turnet e natës dhe përdorimi i pajisjeve elektronike kanë krijuar regjimin e të ngrënit vonë dhe si pasojë orë më të pakta gjumi, duke ndikuar në mospërputhjen e ritmit cirkadan dhe gjithë rreziqeve shëndetësore që vijnë me këtë situatë,” thonë studiuesit.

Çrregullimi cirkadian ndodh kur ora e brendshme natyrale e trupit ndërpritet, shpesh për shkak të zakoneve si zgjimi dhe ngrënia vonë natën.

Studiuesit mblodhën informacione nga një studim korean që përfshiu 9,474 të rritur, me një moshë mesatare 54 vjeç. Studimi analizoi në mënyrë të detajuar faktorë si numri i vakteve apo shpeshtia e tyre, si dhe përqindja e kalorive në çdo vakt. Gjithashtu, studimi gjurmoi kohëzgjatjen e gjumit dhe e krahasoi atë me shtimin në peshë.

Ngrënia e ushqimit në këmbë apo duke ecur, jo vetëm që nuk ka dëshmi se është e mirë, por është edhe e dëmshme

Përgjatë tre viteve te këta njerëz u analizuan të gjithë këto detaje që rezultuan më pas se ishte rreth pak se 10% e pjesëmarrësve zhvilluan obezitet. Individët që hanin darkë pas orës 21:00 të mbrëmjes kishin 20% më shumë mundësi për të zhvilluar obezitet. Ndërsa, gratë kishin më shumë shanse të shtonin yndyrë në zonën e barkut, sidomos nëse e konsumonin darkën pas këtij orari, citon Anabel.

Pra, kini kujdes me ushqimin pas orës 21:00 të mbrëmjes sepse ky zakon mund të përkthehet në disa kilogramë më shumë me kalimin e viteve.

Tags: Këshillaushqim

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro