ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

A e ka takuar pas daljes nga “BBV”? Ledjona tregon marrëdhënien me babain e vajzës së saj

by Blloku
06/05/2024
Reading Time: 2 mins read
382 16
0
“I tha mamit se ka vdekur Ledjona”, gazetarja rrëfen momentin e vështirë me ish-bashkëshortin

Gazetarja Ledjona Xheladinaj së fundmi ka qenë e ftuar në “E diell”, ku ka folur edhe për jetën e saj personale.

E teksa u pyet nga Argjira Spanca nëse ka pasur kontakt me ish-partnerin pas daljes nga reality shoë, Ledjona tregoi që nuk ka folur me babain e fëmijës së saj, Jorgen Xoxi pas daljes nga “BBV”, ndonëse sipas saj kjo gjë e ka prekur shumë vajzën e tyre Miki.

Gazetarja tha që është munduar që t’ia sqarojë situatën vajzës së saj, duke tentuar që mos ta prishë marrëdhënien prind-fëmijë.

RELATED STORIES

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

30/09/2024
Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

30/09/2024

“Unë nuk kam pasur asnjë kontakt pasi kam dalë nga shtëpia, por jam munduar sërish pas gjithë asaj që ndodhi. Miki u mërzit në fakt, nuk kërkonte as t’i kthente asnjë mesazh babait të saj. Jam munduar sërish t’i sheshoj pak gjërat, që të mos ftohen më shumë gjërat, sepse marrëdhënia prind-fëmijë… Jam munduar t’i flas që nuk ka gjë, janë gjëra që ndodhin edhe nuk ka dashur ta bëjë me të keq. Jam munduar që mos i tregoj që unë jam mërzitur nga ajo dhe të gjithë këtë situatë e kam kaluar vetë, me asnjë nga banorët që kam qenë atje brenda nuk e kam treguar. Tani e ka edhe më të mirë marrëdhënien”- tregoi Lediona.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në “BBV”, gazetarja ka bërë deklarata publike në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin dhe babanë e vajzës së tyre, duke pohuar se ka një marrëdhënie të mirë dhe një komunikim të vazhdueshëm me të.

“Gjithmonë do ta vlerësoj si babanë e fëmijës tim, me të cilin kam ndarë momente të paharrueshme edhe pse tani është me dikë tjetër dhe ka ndërtuar një jetë të re, për mua mbetet një faktor i rëndësishëm për mirëqenien e vajzës”- tha ajo.

Megjithatë, këto pretendime janë sfiduar me forcë nga ish-bashkëshorti i Ledjonës nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale.

Ai e ka etiketuar gazetaren investigative si “fallco” dhe akuzon se ajo e ka privuar atë nga e drejta për të parë dhe komunikuar me vajzën e tyre. “Je mashtruese dhe ke mohuar çdo kontakt të timin me vajzën”, shkruan ai në një koment.

“Nuk di as ku jeton dhe nuk më lejon të jem pjesë e jetës së saj”, vazhdon komenti më tej.

Në shtim të këtyre akuza, ai zbulon se Ledjona ka ndërmarrë hapa ligjorë për të marrë kujdestarinë e të bijës pa pëlqimin e tij. “Ti vetëm pak ditë më parë ke nisur një procedurë gjyqësore për të marrë vajzën pa u konsultuar me mua, pse nuk e thua të vërtetën?”.

Tags: Ledjona

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro