ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Sa sheqer duhet të konsumoni çdo ditë 

by Blloku
06/05/2024
Reading Time: 2 mins read
371 27
0
Sa sheqer duhet të konsumoni çdo ditë 

Sheqeri industrial është një ndër përbërësit më problematik për regjimin e çdo personi në kohët moderne. Njihet si armiku kryesor i dietave për shkak të sasisë së madhe të kalorive që i jep trupit. Jo pa qëllim është një ndër ushqimet më të sulmuara pasi lidhet me shumë sëmundje si diabeti, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës. Sheqeri i përpunuar, pra ai që gjendet zakonisht në dyqan megjithëse një burim kalorish dhe sëmundjesh në shumë raste nuk mund të evitohet plotësisht. Për këtë arsye AgroWeb.org zbulon një guidë të thjeshtë mbi sasinë e konsumimit të sheqerit për çdo moshë.

Sa sheqer duhet të konsumojnë të rriturit


Fatkeqësisht nuk ka një përgjigje të saktë për këtë, pasi për çdo person sasia mund të jetë e ndryshme. Gjithsesi ekspertët kanë arritur në një nivel mesatar për konsumimin e sheqerit nga një person në një ditë. Sipas American Heart Association (AHA), të cilës i referohet AgroWeb.org sasitë e sheqerit që burrat dhe gratë duhet të konsumojnë janë jo më shumë se disa lugë çaji. Burrat këshillohet të marrin rreth 37.5 gramë sheqer në ditë ose rreth 9 lugë çaji. Kjo masë përkthehet ne 150 kalori. Gratë këshillohet të konsumojnë jo më shumë se 25 gramë sheqer në ditë ose 6 lugë çaji që janë rreth 100 kalori çdo ditë.

RELATED STORIES

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

30/09/2024
Burgeri i famshëm Krabby Patty i Spongebob prodhohet në jetën reale

Burgeri i famshëm Krabby Patty i Spongebob prodhohet në jetën reale

30/08/2024

Sa sheqer duhet të konsumojnë fëmijët

Në regjimin e përditshëm të një fëmije ka vend edhe për pak sheqer. Gjithsesi sheqeri nuk duhet të kthehet në një normë as për fëmijët pasi mund të çojë shumë lehtë në sëmundje të mbi peshës. Sasia e rekomanduar nga ekspertët për fëmijët në një ditë është pak a shumë sa sasia që mund të marrë një i rritur.

Fëmijët e moshës 4 -6 vjeç rekomandohet të konsumojnë jo më shumë se 19 gr sheqer në ditë.

Pë rata të moshës 7 – 10 vjeç jo më shumë se 24 gramë ose 6 lugë çaji sheqer.

Mbi moshën 11 vjeç ekspertët këshillojnë jo më shumë se 30 gramë në ditë.

Tags: keshillasheqer

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro