Rober Berisha ka dalë prej disa javësh nga Ferma Vip, por dalj e tij vazhdon të bëjë bujë. Në natën që ai vendosë të dalë tha se nuk mund të qëndrojë dot benda për shkak se ka marrë malli për vajzën. Në fakt nisur nga një bonus që kishte Flori atë ditë i dha mundësin që të fliste me vajzën, por sërish Roberi vendosi të dalë.
Menjëherë nisen komentet në rrjet për shkak se një javë para daljes së tij Xhensila Myrtezaj kishte publikuar një foto të një reklame ku tregohej që do të kishte një koncert me Robert Berishën.

Ky i fundit si duket nuk e ka pritur mirë këtë dhe në një interbist televizve ai tha e nuk ka patur kontratë për dalje në atë ditë me produksionin, por problemi ka qenë tek postimi që bëri Xhensila ku në fakt ai koncert është anuluar. Madje tha se këtë gjë Xhensila e bëri për t’i prishur punë Besit
.Por çështja nuk ka mbaruar me kaq, pasi ditën e sotme menaxheri i Xhensilës ka nxjerrë hapur se Robert Berisha po mashtron.
Ai ka publikuar dy story në Instagram. Në njërin prej tyre ku publikon intervistën e Roberitit, ai i këkron këngëtarit që të mos përdor Xhensilën për të bërë lajm në media për të fshehur mashtrimet e veta.
Ndërsa në tjetrin ka publikuar ‘voice message’, ku shprehet se vetë Roberti një orë para se të hynte në Ferma Vip ka deklaruar që do të dalë më datë 8 prill.
Këto postime i ka ndarë edhe Xhensila në instagramin e saj, çka duket se situata nuk është aspak mirë. Ndërsa pritet të shohim se si do të reagojë Roberti.

 
			 
                                 
                             