fbpx
Ad imageAd image

Kardiologët apel emergjent duhanpirësve: Duhani, shkaktar i sëmundjeve të rrezikshme!

Blloku min lexim

Shifrat e larta të duhanpirësve në mbarë botën tregojnë se njëpjesë e mirë e tyre ose janë pak të vetëdijeshëm për rreziqet shëndetësore, ose nuk i marrin parasysh pasojat. Do duhet theksuar se nikotina në vetvete, nuk shkakton sëmundje të rënda si kanceri i mushkërive apo sëmundje të zemrës.

Tymi i duhanit është shkaktari i sëmundjeve të rënda dhe njëkohësisht ‘armiku’ i organizmit.Sidoqoftë, ekspertët e mjekësisë të cilët merren me pasojat e konsumit të cigareve tradicionale theksojnë se zgjidhjet efektive për të reduktuar rrezikun në shëndet, janë produktet alternative të duhanit.Kardiologët Edin Begic dhe Abdullah Nakas, e cilësojnëduhanin si një ndër shkaktarët e sëmundjeve të zemrës. Këtë qasje, dy mjekët e argumentuan në Kongresin e XXII Ndërkombëtar të Kardiologjisë Klinike i cila u zhvillua nëSarajevë.

- Advertisement -

Ka prova të marra nga studimet klinike, se nëse një duhanpirës zëvendëson cigaret tradicionale me teknologjinë e duhanit me ngrohje, ka ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e kolesterolit LDL, rritjes së nivelit të kolesterolit HDL dhe uljes së kolesterolit total. Ndryshimi i parametrave të kolesterolit konsiderohet si pozitiv për enët e gjakut. Rezultatet vijnë në saj të eksperimenteve të kryera të cilat provojnë se rreziku i sëmundjeve të zemrës është më i ulët tek duhanpirësit që kalojnë te produktet alternative”, tha mjeku Begic.

Për Dr. Begic, duhanpirësit nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që mund të sjellë duhani në zhvillimin e aterosklerozës. Ai shton se një pjesë e përgjegjësisë është e vetë stafit mjekësor pasi e konsiderojnë aterosklerozën sëmundje që priret të kapë vetëm të moshuarit, por faktikisht që nga mosha 18-vjeçare do duhet të jemi vigjilent për parandalimin e saj.

- Advertisement -

Produktet alternative, mjet për reduktimin e efekteve të dëmshme të pirjes së duhanitI pyetur nëse do t’u rekomandonte pacientëve të tij që nuk duan të lënë duhanin kalimin në alternativa pa tym, Dr. Begic e sheh si zgjidhje të artë.

“Është e rëndësishme të këshillohet çdo pacient të ndalojë pirjen e duhanit. Natyrisht, nëse pacienti nuk mund ta lërë duhanin, pavarësisht përpjekjes, duhet theksuar se ekziston një alternativë më pak e dëmshme, ku përdoret teknologjia për ta djegur duhanin në vend që të digjet“, argumentoi mjeku

- Advertisement -

Përparësitë e produkteve alternative bazohen në të dhënat e marra nga kërkimet shkencore nga ku konkludohet se rreziku i këtyre produkteve në organizëm, krahasuar me cigarettradicionale është shumë herë më i ulët.

Rritjen e vlerës së oksidit nitrik dhe efekti në rezervën koronareqë është edhe shkencërisht i vërtetuar, e shoh si avantazhin më të madh të përdorimit të produkteve alternative në krahasim me cigaret tradicionale. Mirëpo, më duhet të theksoj se nuk është produkt i shëndetshëm, por produkt që ka rrezik të reduktuar për shëndetin në krahasim me cigaret tradicionale dhe natyrisht zgjidhja më e mirë do ishte ta ndalonin përfundimisht konsumin e cigareve”, përfundoi ai.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO