ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Raporti: Nestle i shton sheqer ushqimit për fëmijë në vendet e varfra

by Blloku
18/04/2024
Reading Time: 2 mins read
374 24
0
Raporti: Nestle i shton sheqer ushqimit për fëmijë në vendet e varfra

Dy nga markat më të shitura të ushqimeve për fëmijë të tregtuara nga Nestlé në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme përmbajnë nivele të larta të sheqerit të shtuar, ka zbuluar një raport i ri.

Por të njëjtat produkte rezultojnë pa sheqer në Gjermani, Francë dhe MB, tregjet kryesore evropiane të Nestlé, si dhe në Zvicër, vendlindja e Nestle.

Këto janë gjetjet e një hetimi të udhëhequr nga OJQ-ja zvicerane Public Eye dhe Rrjeti Ndërkombëtar i Veprimit për Ushqimin e Fëmijëve (IBFAN). Ata thonë se gjiganti zviceran i ushqimit po i bën fëmijët në vendet me të ardhura të ulëta të varur pas sheqerit.

RELATED STORIES

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

30/09/2024
Burgeri i famshëm Krabby Patty i Spongebob prodhohet në jetën reale

Burgeri i famshëm Krabby Patty i Spongebob prodhohet në jetën reale

30/08/2024

“Hetimi ynë tregon se, për Nestlé, jo të gjitha foshnjat janë të barabarta kur bëhet fjalë për sheqerin e shtuar,” thanë ata në raportin e tyre, duke shtuar se “standardi i dyfishtë i dëmshëm” kontribuon në rritjen e obezitetit dhe i çon fëmijët të zhvillojnë preferenca afatgjata për produktet me sheqer.

Aktivistët nga Public Eye dërguan mostra të produkteve të ushqimit për fëmijë të Nestlé të shitura në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine në një laborator belg për testim. Ata zbuluan se shumica e produkteve Cerelac dhe Nido të tregtuara në vendet me të ardhura më të ulëta përmbajnë sheqer të shtuar, “në nivele të larta”.

Në Zvicër, Nestlé promovon drithërat e saj me shije biskotash për foshnjat nisur nga gjashtë muajsh me pretendimin se buk kanë “sheqer të shtuar”, ndërsa në Senegal dhe Afrikën e Jugut, drithërat Cerelac me të njëjtën shije përmbajnë 6 gram sheqer të shtuar për racion, sipas Public Eye. Drithërat me bazë gruri Cerelac për foshnjat gjashtë muajshe të shitura nga Nestlé në Gjermani dhe MB nuk kanë sheqer të shtuar, ndërsa i njëjti produkt përmban mbi 5 gram për racion në Etiopi dhe 6 gram në Tajlandë.

Public Eye tha që Nestlé nuk iu përgjigj pyetjeve të tyre specifike në lidhje me standardin e dyfishtë, por tha se “ka reduktuar me 11% sasinë totale të sheqernave të shtuara në produktet e drithërave për të miturit në mbarë botën” gjatë dekadës së fundit.

Tags: qumeshtrre4ziksheqer

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro