ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Pse disa njerëz i kafshojnë vazhdimisht buzët?

by Blloku
15/04/2024
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Pse disa njerëz i kafshojnë vazhdimisht buzët?

Shumë njerëz i kafshojnë buzët gjatë gjithë ditës, disa më butësisht, disa më intensivisht por ka dhe nga ata që i shkaktojnë vetes lëndime të dukshme.

Çfarë fshihet pas këtij zakoni dhe si mund ta ndalojmë atë?

Termi shkencor që e përshkruan këtë veprim është dermatofagia, që përkthehet si një sjellje e përsëritur në të cilën ne kafshojmë buzët me dhëmbë.

RELATED STORIES

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni

28/08/2024
Zbuloni arsyet pse duhet të flini në anën e majtë

Zbuloni arsyet pse duhet të flini në anën e majtë

26/08/2024

Sipas dermatologëve, pas këtij zakoni qëndron ankthi. Nëse kemi një përditshmëri stresuese, kafshimi i buzës kthehet si një mekanizëm që na ndihmon për ta përballuar.

Për shkak se dhëmbët tanë janë shumë më të fortë se lëkura e buzëve, ata mund të shkaktojnë dëmtime të thella të indeve.

Kështu ne mund të marrim plagë dhe lëkura jonë e lënduar nuk mund të mbrohet në mënyrë efektive nga bakteret, prandaj si pasojë mund të shkaktohen irritime dhe infeksione.

Përveç kësaj, nëse i kafshojmë vazhdimisht buzët, ekziston mundësia që struktura e lëkurës sonë të ndryshojë.

Pra, si ta ndalojmë këtë ves?

Fillimisht mjekët rekomandojnë që të gjejmë shkaqet. Nëse i kafshojmë buzët sa herë që ndihemi në ankth, atëherë duhet të flasim me psikologun.

Nëse i kafshojmë buzët sepse janë vazhdimisht të çara, atëherë duhet t’i mbrojmë çdo ditë duke aplikuar një zbutës.

Sa më të hidratuara të jenë buzët tona, aq më pak priremi t’i kafshojmë.

Tags: pse kafshojme buzetshkaqet

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro