ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Gratë shqiptare martohen vonë, mjeku: Ja caku i moshës që s’duhet kaluar për… 

by Blloku
06/04/2024
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Gratë shqiptare martohen vonë, mjeku: Ja caku i moshës që s’duhet kaluar për… 

Popullsia globale do të ulet në mënyrë dramatike me rreth 35% deri në fund të shekullit paralajmëron revista shkencore “The Lancet”. Ndikim do të ketë ekonomia, vendimi i grave për të ndjekur karrierën, por jo pak rol luan edhe infertiliteti. Për t’i paraprirë kësaj dukurie, mjeku turk Obstetër-Gjinekolog Melih Aygun, sugjeron planifikim më të hershëm të lindjes së fëmijëve.

“Mendoj se problemi kryesor është se mosha e martesës, çdo ditë, çdo vit, por sidomos në 15 vitet e fundit po rritet. Në të kaluarën krijimi i familjes niste në të 20-tat, jo më vonë. Por tani për shkak të karrierës dhe për shkak të problemeve ekonomike, ose për faktin se njerëzit duan të krijojnë një buxhet dhe të kenë një gjendje më të mirë, ata po spostojnë martesën për më vonë. Por me kalimin e kohës problemi forcohet dhe ne na duhet të luftojmë me infertilitetin. Gjithçka lidhet edhe me ushqimin që hamë, çfarë pimë”, thotë për Report Tv, mjeku Melih Aygun.

Të ndodhur përballë pamundësisë për të lindur fëmijë, shumë çifte i drejtohen fertilizimit invitro, por dhe në këtë rast hyn në lojë mosha.

RELATED STORIES

Është për të mirën e marrëdhënies tuaj, ja pse duhet ta gënjeni ndonjëherë partnerin

Është për të mirën e marrëdhënies tuaj, ja pse duhet ta gënjeni ndonjëherë partnerin

31/08/2024
“Më paralajmëruat se po bëja zgjedhjen e gabuar”/ Ndahet çifti i njohur i “Love Island Albania”

Kjo“shenjë” në lidhjen tuaj tregon se fundi i marrëdhënies është i pashmangshëm

20/08/2024

“Pas moshës 38 vjeç vështirësohet mundësia për shtatzëni në mënyrë dramatike. Dhe akoma më me vështirë bëhet pas 40 vjeç. Në 45 vjeç mundësia për shtazani është 5%. Duke humbur kohë nuk është gjë e mirë për ne edhe pse ne mund të përdorim teknologjinë re. Ndaj duhet të bëjmë trajtime të hershme që të kemi më shumë mundësi për të pasur fëmijë dhe të bëhemi prindër”, shprehet mjeku turk Obstetër-Gjinekolog.

Mosha më e mirë për të pasur një fëmijë të shëndetshëm, thotë Aygun është midis 25 dhe 30 vjeç. Pas kësaj moshe, nga 34 deri në 38 vjeç shanset për të pasur fëmijë në mënyrë natyrale reduktohen në 45%, ndërsa pas 38 vjeç reduktohen në 30%.

Në Shqipëri tkurrja sistematike e popullsisë për shkak të rënies së lindjeve po vërehet ndjeshëm. Gjatë vitit të kaluar, erdhën në jetë 22.210 fëmijë, ose 2478 fëmijë më pak se në 2022.

Tags: gra shqiptarekujdesmartesemartohen vonerreziku per femije

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro