ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

“O zemra, o Çili…”/ Çiljeta rrëfen njohjen me Alban Hoxhën

by Blloku
04/04/2024
Reading Time: 2 mins read
383 16
0
“O zemra, o Çili…”/ Çiljeta rrëfen njohjen me Alban Hoxhën

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka ndarë me një pjesë të fermerëve historinë e njohjes me partnerin e saj, portierrin e Partizanit, Alban Hoxha.

Artisja rrëfeu se shkak për njohjen mes tyre u bë një fotografi që Albani ia kërkoi ta bënin bashkë, gjatë një koncerti të saj. Ajo tregon se gjithçka ka nisur si shoqëri, por pëlqimi i saj ka nisur kur ka ndjekur live ndeshjen e parë në stadium të partnerit.

“Jemi njohur rastësisht, në një koncert timin. Atë ditë jepte intervistë ky, jepja edhe unë. Erdhi bashkë me gazetaren tek lokali ku këndoja unë. Vjen ky njëshi dhe më thotë gazetarja është filani. Unë nuk merrja vesh fare nga sporti. Mirë i thashë unë, le të ulet tek tavolina jonë. Pasi këndova unë, më thotë mua të bëjmë një foto. Nxjerr telefonin ky për të bërë foto, do ti iu fik telefoni në moment. Unë, për ta nxjerrë nga sikleti, i them nuk ka gjë, e bëjmë foton me telefonin tim. Pas një jave, doja të postoja një foto në instagram unë. Hyra të shihja ndonjë foto, por e kisha harruar fare që kisha bërë foto me Albanin.

RELATED STORIES

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

30/09/2024
Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

30/09/2024

Kur shoh unë foton më këtë, po hedh këtë foto thashë, se më pëlqeu vetja, kisha dalë edhe bukur. Por unë s’i mbaja mend emër mbiemër dhe kush ishte. Hyj tek faqja e kësaj gazetares që ta gjeja. E zbulova unë, Alban Hoxha, portieri i Partizanit dhe i Kombëtares. Edhe shkruajta në story, “me këtë çunin king të Partizanit, follow të gjithë”. Unë s’e mendoja se do të kisha diçka me këtë, se ndryshe s’i shkruaja ndiqeni të gjithë. Më dukej shumë si çunak, se ishte dhe më i vogël se unë dhe unë e kam pasur problem. Pas 4-orësh, i kishte plas instagrami këtij me follow dhe më shkruan ky: “O zemra, o Çili, po më plas instagrami”.

Takimin e parë e kemi bërë në një lokal fëmijësh, se unë çoja Fernandon të luante. Kështu nisi muhabeti, unë e kisha si shok. I kam treguar hallet e jetës, nuk lashë gjë pa i thënë. Kur më mori në ndeshjen e parë, aty e pashë me një sy tjetër. M’u duk i gjatë, me shpatulla të gjëra dhe e pashë me një sy tjetër. Kështu nisi historia jonë, kemi 8 vite bashkë”, rrëfeu Çiljeta.

Tags: alban hoxha.ciljetamarteserrefim

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro