Opinonistët e BBV3 janë kritikuar shpesh për mënyrën se si iu drejtohen banorëve. Një opinion për ta e ka dhënë së fundmi edhe Mario Deda, vëllai i Julian Dedës. Gjatë një interviste televizive Mario la të kuptohet se nuk ka qenë dakord me opinionet e Ori Nebijajt, të cilën e ka quajtur “opinioniste informative”.
“Çdo të shtunë dhe të martë, nga fillimi deri në këtu nuk jam dakord me thelbin se çfarë komenton Ori.
Ajo komenton një terr informativ. Më duket sikur nuk e sheh fare, por edhe kur e sheh, e sheh 19:00-21:00 përpara prime në Instagram.
Nuk e sheh fare as në transmetim, asgjë. Gjatë kohës së grimit më duket sikur shfleton faqen e Instagramit të Big Brother”, u shpreh Mario Deda.
Në vijim të intervistës ai rrëfeu dhe se çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e tij me Luizin.
