ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Marrëdhëniet e hershme seksuale, shtohet infertiliteti! Gjinekologia: Ka raste kur kryejnë marrëdhënie që 12 vjeç

by Blloku
27/03/2024
Reading Time: 2 mins read
391 8
0
Marrëdhëniet e hershme seksuale, shtohet infertiliteti! Gjinekologia: Ka raste kur kryejnë marrëdhënie që 12 vjeç

Kryerja e marrëdhënieve seksuale në moshë të hershme është kthyer në një tendencë në vendin tonë, duke shtuar rrezikun për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, që çojnë deri në infertilitet. Ndër faktorët mjekja obstetre-gjinekologe Besjona Kodra rendit që nga mungesa e mësimit të mirëfilltë të edukatës seksuale në shkolla e deri tek eksperimentimi me substancat narkotike.

“Ka një tendencë që adoleshentët të kryejnë marrëdhënie më shpejt sesa më përpara, kjo vjen pjesërisht për faktin e një lirshmërie të opinioneve mbi aktivitetin seksual , vjen si pasojë e vrullshme të jetës ku prindërit nuk tregojnë shumë kujdes ndaj fëmijëve për ti edukuar, ndoshta dhe një mungesë nga ana e shkollave për edukimin seksual. Shikohet që adoleshentët e sotme eksperimentojnë me substanca narkotike”“, thotë mjekja Kodra.

Ndërsa për sociologen Entela Binjaku, gjithçka nis nga familja shqiptare që është ende e papërgatitur për t’i diskutuar këto tema me fëmijët.‘Pasoja e kësaj ulje mendoj që lidhet me uljen e autoritetit prindëror, ose me humbjen e autoritetit prindëror, në radhë të dytë me mungesën e taktit nga ana prindërore për të trajtuar tema me kaq rëndësi të madhe siç janë ato tema të lidhura ngushtësisht me intimitetin, me riprodhimin”, tha Entela Binjaku, sociologe.

RELATED STORIES

Është për të mirën e marrëdhënies tuaj, ja pse duhet ta gënjeni ndonjëherë partnerin

Është për të mirën e marrëdhënies tuaj, ja pse duhet ta gënjeni ndonjëherë partnerin

31/08/2024
“Më paralajmëruat se po bëja zgjedhjen e gabuar”/ Ndahet çifti i njohur i “Love Island Albania”

Kjo“shenjë” në lidhjen tuaj tregon se fundi i marrëdhënies është i pashmangshëm

20/08/2024

Nisur nga eksperienca e tyre, të rinjtë thonë se edukimi seksual në shkolla është pothuaj inekzistent, ndaj zgjidhjen e shohin te familja.

“Akoma e kemi tabu ne të bisedojmë me fëmijët”, u shpreh një prind.

 “Prindi duhet të kujdeset, përveç atyre edhe mësuesit, arsimtarët e kanë për detyrë‘, tha një tjetër.

“Dhe kur bëjmë edukatë seksuale në shkollë na ndajnë veç ose çunat qeshin, vajzat skuqen‘ u shpreh një prind.

“Mendoj se prindërit duhet të flasin me fëmijët për marrëdhëniet seksuale sepse fundja ato janë pjesë e jetës‘, tha një prind.

 “Mendoj që tek të dyja duhet të aplikohen më shumë, nuk është që mësuesit e prindërit nuk kanë mungesë informacioni thjesht duhet të jenë më të mendjehapur që të shpërndajnë më shumë informacione rreth edukimit seksual’, tha një prind.

Tags: marrdhenie te hershmemarredhenie seksualeproble

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro