Mbrëmjen e shkuar ka nisur spektakli ‘Ferma Vip’, i cili ishte lajmëruar prej kohësh dhe duhet ta pranojmë që shumë prej nesh me zor po e prisnim. Është pak por e sigurt të themi që, ky spektakël është një ide ndryshe nga ato ‘realityshow’ që jemi mësuar të shohim deri më sot.
Gjithsesi, për t’i hyrë pak më thellë duhet thënë që një ide e mirë mbetet vetëm aq nëse nuk ekzekutohet në mënyrën më të mirë. Dhe ne si Blloku TV në këndvështrimin tonë mendojmë që stafi i këtij programi kishte disa mangësi në vënien në zbatim të planit të bukur që ata kishin.
Po e fillojmë nga moderatorët duke qenë se ata janë udhëheqësit e programit dhe luajnë një rol kryesor. Edhe Fjorabla Ponarin dhe Bes Kallakun jemi mësuar t’i shohim në moderim dhe na kanë pëlqyer, por me sa duket një program si ky i gjeti disi të papërgatitur.
Shpesh herë Fjoralba ngecte, i dilte situata nga duart dhe përcillte një energji sforcimi sikur edhe pak e do thoshte ‘kur do ta mbyllim këtë natë se nuk mundem më’. Gjithsesi, përpjekja dhe prezenca e saj janë për t’u vlerësuar.
Nga ana tjetër, Besi dukej se e kishte të vështirë që të bënte dallim se ky format nuk mund të jetë i ngjashëm me programet e humorit që ai ka drejtuar. Nuk duam të tregohemi të ashpër, por Besim më shumë shkaktonte zhurmë dhe rrëmujë se sa drejtonte lojtarët apo të na mbante ne si publik të tërhequr.
Nga ana tjetër e dukshme që problemi më i madh dhe që duhet zgjidhur urgjente ishte tek regjia; zëri shpesh herë interferonte, Fjorabla duhej të bërtiste sa kishte në kokë dhe konkurrentët sërish nuk arrinin ta dëgjonin.
Madje edhe në ato raste kur lidhja dhe komunikimi duhej të ishte vetëm me një ambient, dëgjoheshin zhurmat dhe ulërimat nga ambientet e tjera. Kjo mund të ndodh mbase ngaqë ishte dita e parë, por ishte një nga gabimet që po largonte shumë shikues.
Një tjetër fakt që nuk i shpëtoi syrit tonë ishte tentativa për kopjuar disa strategji nga programet e tjera siç është Big Brother. Por, me një gabim të vogël por shumë të rëndësishëm, futja e konkurrentëve në shtëpi nuk ishte e mirë organizuara dhe ata filluan të hallakateshin, duke krijuar rrëmujë.
Epo këto janë disa nga kritikat. Ndërsa mbetet për t’u vlerësuar fakti që tek ‘Ferma Vip’ kanë hyrë personazhe vërtetë të njohur dhe që presim të na përcjellin vlera. Ky kast personazhesh ishte zgjedhja më e mirë.
Opinionistët Enkel Demi dhe Sonila Meço ishin gjithashtu zgjedhje e goditur e këtij formati. Personazhe që iu peshon fjala, të rrahur me botën e televizionit dhe mjaftë të besueshëm nga publiku.
Epo kjo ishte gjithçka në këndvështrimin tonë për Ferma Vip. Ndërsa tani na mbetet t’iu urojmë sukses dhe përmirësime në vijim!