ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Poeti Jorgo Papingji ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare, miq dhe kolegë: I thuri vargje dashurisë, jetës

by Blloku
23/03/2024
Reading Time: 2 mins read
383 16
0
Poeti Jorgo Papingji ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare, miq dhe kolegë: I thuri vargje dashurisë, jetës

Arti në zi. Poeti dhe autori i teksteve të shumë këngëve të dashura për publikun, Jorgo Papingji ndërroi jetë të enjten në moshën 82-vjeçare. Jorgo Papingji shkroi mbi 4000 këngë dhe është një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, qoftë popullore, të përpunuar apo asaj të lehtë.

Miq dhe kolegë të tij shprehen se Jorgo Papingji në vazhdën e poetëve më të mirë shqiptarë i thuri vargje dashurisë dhe jetës. Si autor Papingji mbetet i pazëvendësuar në krijimtarinë letrare të festivaleve të traditës së këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, ku tekstet e tij kanë mbetur të paharruara.

Kompozitori Vasil. S. Tole thotë se humbja e Jorgo Papingjit, poetit dhe autorit të dhjetra këngëve të muzikës së lehtë dhe për fëmijë të sjell natyrshëm një ndjenjë trishtimi. “Kjo pasi, Jorgo në vazhdën e poetëve më të mirë shqiptarë i thuri vargje dashurisë, jetës, himnizoi të bukurën duke krijuar një botë që nuk plaket e vdes e që do të jetojë edhe pas largimit të tij fizik nga jeta”, shprehet Tole.

RELATED STORIES

Bazeli zgjidhet si qyteti pritës i ‘Eurovision 2025’

Bazeli zgjidhet si qyteti pritës i ‘Eurovision 2025’

31/08/2024
“Coli” i Debatikut, ylli me vetëm një rol në kinema, që e mbylli jetën si shitës frutash e perimesh

“Coli” i Debatikut, ylli me vetëm një rol në kinema, që e mbylli jetën si shitës frutash e perimesh

29/08/2024

Kompozitori Tole tregon se me poetin u njoh pas viteve ’90. Tole thotë se Papingji u angazhua që kënga shqiptare të shoqëronte njeriun shqiptar gjatë gjithë jetës.

“E njoha nga afër pas viteve 1990 dhe mund të them që Jorgo bënte art të dlirë se ishte vetë i tillë. Mik e bashkëpunëtor i kompozitorëve më të njohur shqiptarë në fushën e këngës, ai do të kujtohet si poeti që krijoi modelin e autorit të teksteve me vlerë dhe si krijuesi që ndikoi më së shumti në origjinalitetin e tematikave  të këngës shqiptare pas viteve 1990. Ai ishte i preokupuar për cilësinë e muzikës sonë të lehtë dhe u angazhua që kënga shqiptare të shoqëronte njeriun shqiptar gjatë gjithë jetës. U nda nga jeta në Ditën Botërore të Poezisë, si për ta lidhur emrin e tij përjetësisht me të! I paharruar miku dhe artisti ynë Jorgo Papingji”, thotë kompozitori Tole.

Tags: jorgo papingjindahet nga jetapoet

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro