Blloku
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Gjinekologia ‘ngre alarmin’ për vajzat: Kujdes me përdorimin e pilulës emergjente, ja pasojat që shkakton

Blloku by Blloku
19/03/2024
in Shëndeti
390 8
0
Gjinekologia ‘ngre alarmin’ për vajzat: Kujdes me përdorimin e pilulës emergjente, ja pasojat që shkakton
548
SHARES
2.5k
VIEWS

Shtimi i përdorimit të drogave dhe alkoolit tek vajzat e reja ka rritur numrin e shtatzënive të padëshiruara, gjë të cilën e konfirmojnë edhe mjeket gjinekologë.

Por shumë nga vajzat kanë gjetur edhe zgjidhjen për të e shmanguar një shtatzëni duke përdorur pilulën e emergjencës e cila nga ana tjetër dëmton shëndetin riprodhues për shkak të përdorimit të shpeshtë. Sipas mjekëve gjinekologë shumë gra rrezikojnë të bëjnë shtatzëni jashtë mitre. Për këtë gjinekologët kanë ngritur alarmin.

“Nuk mund të përdoret shpesh si metodë kontraceptive. E para, kjo pilulë ka një dosë të madhe të estrogjenit dhe progresteronit dhe si e tillë jep çrregullime të ciklit me pasoja në cilësinë e shëndetit. E dyta, ka gjasa që në 70-80% të rasteve, këto gra e vajza në të ardhmen, kur të duan të lindin një fëmijë, mund të bëjnë shtatzëni ektobike, ose shatzëni jashtë mitre. Por dua të nënvizoj edhe një gjë shumë të rëndësishme: sa më shumë të përdoret pilula, edhe vetë ajo nuk do të japë efektin e saj”, u shpreh gjinekologia Lindita Myzyri.

Ndërkohë që vajzat nuk kanë informacionin e duhur për këtë pilule emergjente.

“Pilula e emergjencës duhet të përdoret pas çdo marrëdhënie seksuale të pambrojtur, sepse mendojnë që mund të kryejnë disa marrëdhënie seksuale rresht të pambrojtura dhe prijnë një pilulë emergjence në fund duke menduar se kjo i mbron. Jo, është e gabuar. Prandaj quhet e emergjencës sepse të mbron vetëm nga një marrëdhënie seksuale të pambrojtur”, tha gjinekologia.

Vajza dhe djemtë e rinj kane mungese informacioni në lidhje me shëndetin riprodhues, marrëdhëniet seksuale të shëndetshme pasi mungon informacioni për ta edhe nëpër shkolla, ora e mësimit e planifikuar me se shumti anashkalohet.

Tags: kokra e emergjencesKontraceptiverreziqe

Related Posts

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni
Shëndeti

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni

28/08/2024
Zbuloni arsyet pse duhet të flini në anën e majtë
Shëndeti

Zbuloni arsyet pse duhet të flini në anën e majtë

26/08/2024
‘Ethet e Nilit’! Epidemiologët: Janë rreth 3 mijë të infektuar, vdekjet deri në…
Shëndeti

‘Ethet e Nilit’! Epidemiologët: Janë rreth 3 mijë të infektuar, vdekjet deri në…

12/08/2024
Çfarë është sëmundja ‘Ethet e Nilit’?!
Shëndeti

Çfarë është sëmundja ‘Ethet e Nilit’?!

09/08/2024
Lëndimet gjatë ditës shërohen më shpejt se ato gjatë natës, por përse?!
Shëndeti

Lëndimet gjatë ditës shërohen më shpejt se ato gjatë natës, por përse?!

07/08/2024
Gripi stinor: si të luftoni ethet dhe të ftohtin në verë?
Shëndeti

Gripi stinor: si të luftoni ethet dhe të ftohtin në verë?

06/08/2024

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Astro
  • Beauty
  • Blog
  • Bota
  • Celebrities
  • Contact
  • Entertainment
  • Fashion
  • Gastro
  • History
  • Kontakt
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Marketing
  • My Feed
  • My Interests
  • My Saves
  • Në Bllok
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Travel
  • Voto
  • Well Being
    • Shëndet

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .