ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që harxhojnë më shumë lekë në takimet e para

by Blloku
06/03/2024
Reading Time: 2 mins read
375 24
0
Ja shenjat e horoskopit që bëjnë masë me njëra tjetrën, dhe do të ishte e kotë krijimi i një raporti me të

Kur bëhet fjalë për takimet e para, disa shenja të horoskopit nuk kanë shumë pretendime! Mjaftohen me një takim në kafene ose një qëndrim të rastësishëm në një stol në park. Mund të shijojnë bisedën me një kafe në dorë dhe të mos shpenzojnë asnjë lekë. Por, nga ana tjetër ka disa shenja të horoskopit që janë të prirura të harxhojnë shumë që në takimin e parë.

Demi

Demët udhëhiqen nga Afërdita, planeti i dashurisë, bukurisë dhe kënaqësisë. Ata e vlerësojnë shumë luksin dhe rehatinë, por qasja e tyre ndaj romancës është e bazuar në stabilitet dhe sensualitet. Si një shenjë Toke, Demi është i gatshëm të paguajë ekstra për rezervimin e një ambienti privat në një restorant, sepse ata nuk frenohen kur vjen puna te luksi. Të lindurit e kësaj shenje do të bëjnë gjithçka që takimi i parë të mbahet mend.

RELATED STORIES

Është për të mirën e marrëdhënies tuaj, ja pse duhet ta gënjeni ndonjëherë partnerin

Është për të mirën e marrëdhënies tuaj, ja pse duhet ta gënjeni ndonjëherë partnerin

31/08/2024
“Më paralajmëruat se po bëja zgjedhjen e gabuar”/ Ndahet çifti i njohur i “Love Island Albania”

Kjo“shenjë” në lidhjen tuaj tregon se fundi i marrëdhënies është i pashmangshëm

20/08/2024

Luani

Luanët sundohen nga Dielli, ndaj ata kanë një dhunti të natyrshme për dramë dhe madhështi. Kur bëhet fjalë për t’u dukur mirë në një takim dashurie, ata dinë si të rezervojnë në restorantet më të shtrenjta, të porosisin pafund ëmbëlsira, pije dhe gjithçka për ta bërë partnerin/en të ndihet mirë që në takimin e parë. Për Luanët, jeta ka të bëjë vetëm me kapjen e momentit, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës. Madje, një Luan shkon përtej kësaj në shpenzimin e parave duke investuar edhe në një veshje të re, parfum të shtrenjtë dhe gjithçka në emër të një look-u të mirë që në takimin e parë.

Peshorja

Një Peshore do të bëjë 100% për njeriun që duan të njohin që në takimin e parë, sidomos nëse kanë një super tërheqje. Të prirur pas elegancës dhe sofistikimit, të lindurit e kësaj shenje janë gjithmonë në kërkim të përvojave magjike dhe jo vetëm. Si shenjë e dhënë pas argëtimin, ata nuk dinë kur të ndalojnë. Shumë Peshore janë të fiksuara që në takimin e parë për aventura mbresëlënëse. E nisin me një natë në restorant, më pas një lëvizje nëpër kafenetë e qytetit dhe me shumë mundësi mund të përfundojnë në një tjetër vend ku hahen ëmbëlsirat më të mira në qytet. “Arratisjet” disa orëshe me partnerin/en e re janë kurthi i tyre më i lezetshëm, për të cilin janë gati të harxhojnë shumë para.

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro