Françeska, Jetmir Salaj dhe Julia Iliriani teksa po bisedonin me njëri-tjetrin kanë folur edhe për lojën e Egla Cenos në “BBVIP”. Aktorja u shpreh se i ka thënë banores se po e nxjerr veten shumë keq në këtë shtëpi, dhe e ka këshilluar atë që të rregullojë imazhin pasi mund të ngelet pa punë kur të dalë nga spektakli.
“Unë e kam personale me të. Jo personale Juli dhe Egla, por Juli dhe bullisti, që mund të ishte ti, Egla apo kushdo”- tha Julia, ndërsa Jetmiri u shpreh se aktorja mund të ketë kaluar trauma në jetë.