‘Shumë vajza e vuajnë këtë gjë…”/ Ledioni i kthehet keq Eglës: E mbyll lidhjen me shtëpinë, se nuk më intereson fare çfarë thua ti

Blloku
Nga
min lexim

Këtë Prime u diskutua debati mes Eglës dhe Françeskës, ku kjo e fundit ishte prekur pasi Egla i tha që ka shtuar barkë në shtëpi, koment që Françeska e ka marrë si bullizëm.

Pasi u pa video e debatit Ledjoni nisi t’u thoshte banorëve që duhet të kenë kujdes me fjalët që përdorin edhe në sens shakaje sepse u japin pesh gjërave negative dhe diskriminuese.

Egla kërkon të ndërhyjë por, Ledjoni e ndërpret duke i thënë “Egla më lërë ta jap këtë mesazh, sepse në këtë momente nuk më intereson fare po fare çfarë thua ti. Madje mund ta mbyll lidhjen me shtëpinë e ta jap këtë mesazh sepse preken shumë femra në të gjithë botën”.

Etiketa:
Shpërnda artikullin