fbpx
Ad imageAd image

“E di mami jot që je biseksuale?”/ Debat i fortë mes Albës dhe Roelës

Blloku min lexim

Mbrëmë në “Për’puthen” është transmetuar takimi i Vedatit dhe Roelës, i cili ishte një takim romantik, me shumë ndjenja dhe një nga më të bukurit mes tyre.

Pasi u dha një pjesë e takimit, Alba dukej e shqetësuar pasi emri i saj përmendet herë pas here në daljet që kanë ata të dy.

- Advertisement -

Duke iu akumuluar të gjitha situatat, ajo i bëri një pyetje Roelës që i shokoi të gjithë në studio: “A e di mami jot që je biseksuale?”.

Ka mjaftuar kjo pyetje që Roela dhe shumë të tjerë në studio të revoltoheshin, duke i thënë Albës se ka gabuar shumë.

- Advertisement -

Pjesë nga debati:

Alba: Të pëlqen Vedati?

- Advertisement -

Roela: Vdes për të.

Alba: E di mami jot që je biseksueale?

Roela: Çfarë moj? Çfarë thotë kjo moj?

Alba: Po vazhdimisht më përmend mua në takime, mua më lindin dyshime se ti ke pëlqim për mua. Pse mund të jetë e shëmtuar, është një orientim që ekziston.

Neda: Është budallallëk i madh. O Alba rri se le nam.

Roela: Çfarë bën ti moj?

Alba: Unë kam dyshime që Roela mund të ketë pëlqim për mua sepse vazhdimisht, Alba, Alba, Alba. Po ta bëj pyetje, po apo jo, ta dimë.

Roela: Ti nuk je pëlqim për mua, ti je gjëja më… Unë s’të duroj dot fare ty, si qenke pëlqim ti për mua? E bërë banale, mos fol kështu.

Alba: Pse banale, është një lloj orientimi, respekt për ata që e kanë.

Roela: O Alba aman se na i shpife.

Efi: O Alba si mund ta akuzosh dikë?

Roela: O Olsa nuk e di se çfarë po ndodh këtu!

Efi: O Alba jemi kaq njerëz këtu, manipulimin e ke shumë armë të fortë, por është shumë e shëmtuar kjo gjë që bën.

Alba: Tani tjetra ka të drejtë të përmendë Alba, Alba, Alba…

Roela: Mos më prek mamin mua, hera e parë dhe e fundit që po ta them.

Alba: Është e drejta ime të bëj pyetjen. Pse duhet të jetë e rëndë Neda?

Neda: Unë e kuptoj Albën, fakti që pa këto që pa, afrimitetin me Vedatin, po shikon faktin që kjo gjëja është gati e përfunduar, që Vedati me Roelën kanë kaluar në intimitet, tashi Alba ka ndjesitë e veta për Vedatin dhe e kthen në këtë formë poshtë brezit.

Alba: Jo s’ka fare lidhje.

Neda: Tërhiqu se nuk është e ndershme nga ana jote, duke e ditur dhe si i mendon gjërat ai.

Efi: Mos e mbro veten Alba se po del shumë keq.

Alba: Kërkoj falje për mënyrën se si e thashë. Vedati është njeri që ndikohet nga fjalët e njerëzve, por unë nuk mbaj përgjegjësi për Vedatin që ndikohet nga opinionet e të tjerëve.

Neda: Ç’punë ke me mamin e tjetrës ti?

Alba: Kërkoj falje për mënyrën si e thashë, kam të drejtën ta pyes është a nuk është, është një lloj orientimi që ekziston botë.

Roela: Çfarë thotë kjo, ka nga ardhur kjo mo vëlla?

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO