fbpx
Ad imageAd image

Mësuesi në Divjakë krijon ‘muzeun’ e fluturave: Vizitohet nga mijëra turistë, por nga asnjë deputet

Blloku min lexim

Në Divjakë është ngritur ‘muzeu’ i fluturave, në të cilat janë mbi 150 lloj të ndryshme fluturash. Ky muze është ngritur falë pasionit të mësuesit të biologjisë, Altin Hila.

Ndërkohë, shkrimtari Balil Gjini thekson se ky vend i veçantë vizitohet nga mijëra turistë, shqiptarë dhe të huaj, por nga asnjë deputet apo ministër.

- Advertisement -

“Muzeu i fluturave, në Divjakë. Një kuturusje gjithë pasion e një mësuesi biologjie me emrin Altin Hila. Janë mbi 150 lloje të ndryshme fluturash. I vizituar nga qindra e mijëra turistë të huaj dhe asnjë nga deputetët, apo ministrat e këtij vendi. Sigurisht do t’ia vlente të ishte një muze kombëtar. Por interesimi i njerëzve që e kanë në dorë këtë është zero.

Mua më interesonte të shihja këto tri lloje fluturash.

- Advertisement -

1: njihet si Santa Tereza, apo kali i shtrigave. Merreni me mend: kjo lloj karkalece (kaq karkacule) vret mashkullin pas aktit seksual.

  1. Shpirtrat e të vdekurve: e ngjashme me fluturat me sy palloi. Në shumë vende ekziston bestytynia se këto flutura janë pikërisht shpirtrat e të vdekurve.
  2. Flutura bletë. Hajdute e paparë. Pëson shndërrime e mutacione të jashtëzakonshme, gjersa arrin të mashtrojë bletët, të futet në kosheret e tyre dhe të hajë mjaltin.”, shkruan Balil Gjini.
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock