fbpx
Ad imageAd image

“Qenie monstruoze me sy të zgurdulluar”, Egla ofendon rëndë Gracianon/ reagon Argjira: A është normale kjo?

Blloku min lexim

Egla dhe Graciano janë përfshirë në një debat, i cili ka përfunduar në ofendime të rënda nga ana e aktores. Më herët Egla është përlasur me Ledjonën ku e ofendon. “Nuk të dua ty nëpër shalë”, i tha Egla Ledjonës, duke e quajtur “fytyrë të salduar me spërcka majdanozi”. “Ke një super edukatë”, ia ktheu gazetarja me ironi aktores.

Teksa ndodheshin në oborr, Egla nuk ka kursyer ofendimet ndaj balerinit duke e quajtur një qënie monstruoze dhe me sy të zgurdulluar.

- Advertisement -

Egla: Ku e ke kishën të vijmë të falemi?

Graciano: S’kam ardhur këtu as për kishë as për xhami.

- Advertisement -

Egla: Je bërë një pinguin i vogël këtu brenda, ke një maskë e cila është e pabesueshme dhe reflekton. Je i badhë komplet, je me sy të zgurdulluar, je një qenie monstruoze.

Graciano: Për njerëz të pashpirt si puna jote, absolutisht nuk pres vlerësim ndryshe dhe kjo është e padiskutueshme. Relaksohu se të bën mirë. Ej këta kanë shitur dinjitetin për këtë lojë! Këta nuk kanë shtyllë kurrizore realisht. Kjo është e turpshme, e sikletshme.

- Advertisement -

Këtë koment të Eglës nuk e ka pëlqyer aspak e dashura e Gracianos, Argjira, e cila e habitur shprehet në rrjetet sociale dhe ngre pyetjen nëse aktorja “është njeri normal apo jo”.

“A është normale kjo? Pa fjalë!!!!”, shkruan Argjira në postimin e saj në Instastory.

Zanafilla e problemeve mes Gracianos dhe Eglës kanë qenë ‘të mbathurat’ nga meshkujt dhe trafiku në tualet, që aktorja duket se i paska shumë problem.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock