“Ti përdor veten në mënyrë të neveritshme…”/ Erjola dhe Ilnisa debatojnë ashpër

Blloku
Nga
min lexim

Ndonëse në fillim u pa se shkonin mirë në shoqëri të njëra-tjetrës në shtëpi, Erjola Doçi dhe Ilnisa Agolli kanë patur mbrëmjen e djeshme një debat shumë të ashpër, ku nuk kanë munguar dhe ofendimet.

Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Erjola i drejtohet Ilnisës me tone të larta duke i thënë se nuk i pëlqen aspak sjellja e saj dhe nuk do të ketë praninë e saj në shtëpi.

Kaq ka mjaftuar që mes vajzave të nisin ofendimet, ku Ilnisa i është kthyer me fjalën ‘hipokrite’ Erjolës. Debati ka ndodhur në prani të banorëve të tjerë të cilët janë përpjekur t’i qetësojnë por pa u përfshirë në diskutimin mes tyre.

Pjesë nga debati:

Erjola: Ty të shëmton sjellja jote

Ilnisa: Ti mbylle se më the zhduku

Erjola: Mbylle nuk më thua ti mua, normalisht që të them zhduku

Ilnisa: Nuk më zhduk dot ti mua, as ti dhe as 100 si ty, hipokrite

Erjola: Hipokrite je vetë

Ilnisa: Erdhe këtu me lloj-lloj skemash

Erjola: S’kema bën ti në kokën tënde

Ilnisa: Avash mos me prek mua me dorë

Erjola: Viktimizohu i çik

Ilnisa: Mos e bëj më atë gjest

Erjola: Shko qaj tani te dhoma e rrëfimit

Ilnisa: Ça të bëj, të shkoj të qaj? Po nëse qaj unë, vajmedet ça bën ti.

Shpërnda artikullin