Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku, ka ndarë një moment personal.Në moshën e re, vetëm 18 vjeçe, ajo u përball me lajmin që askush nuk dëshiron të dëgjojë: ishte diagnostikuar me kancer.
Santiana ka zbuluar se fillimisht dyshimet për shëndetin e saj filluan pasi kishte vërejtur ndryshime në trupin e saj.
“Gjithçka filloi me një prekje të thjeshtë që më dha sinjalin e parë se diçka me gjoksin tim nuk ishte si duhet”, shpjegon ajo. Pasi vërejti ndryshimet, ajo iu nënshtrua një sërë procedurave mjekësore, të cilat në fund të fundit zbuluan se kanceri ishte në fazat e tij fillestare.