Elvis Pupa: Nuk dal më në asnjë studio televizive, boll i kam shitur të tjerëve…

Blloku
Nga
min lexim

Këtë të hënë, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ishte e ftuar Belina Pupa, një grua me një karrierë shumë të suksesshme. Teksa ajo ishte në përfundim të intervistës me 31 pyetje, ndodhi një surprizë shumë e bukur.

Bashkëshorti i saj, aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, u shfaq në ekran, në një lidhje live nga shtëpie. Ai nuk qëndroi për shumë gjatë, por në ato pak minuta, Pupa dha një mesazh tepër të lezetshëm për gruan e tij.

Gjithashtu, ai tregoi që ka vendosur të mos shkojë në asnjë studio televizive, kjo pasi aktori do të bëjë më shumë gjëra për veten e jo për të tjerët.

Pjesë nga biseda:

Rudina Magjistari: Elvis, unë do të doja të të kishim pasur në studio ne, do kishte qenë akoma më bukur sot, edhe më vjen shumë inat që ne nuk e realizuam në këtë formë. Do kishte qenë super, të mos kumbisnim asnjë batutë nga ato të tuat sot.

Elvis Pupa: Unë e kam vendosur që të mos shkoj në asnjë studio televizive dhe të shfaqem vetëm tek rrjetet e mia dhe platformat e mia sociale.

Rudina Magjistari: Aty të ndjekim dhe kënaqemi shumë, por pse?

Elvis Pupa: Sepse ka ardhur momenti të bëj gjëra për veten time dhe të më ngelin disa materiale mua. Dua çdo gjë të kaloj nga unë o vlla, boll i kam shitur të tjerëve gjëra. Boll kam punuar për të tjerët, të punoj njëherë për veten time.

Rudina Magjistari: Mirë, mirë, nuk i ke bërë keq llogaritë. Uroj të të shkojë mbarë. 

Shpërnda artikullin