fbpx
Ad imageAd image

27 vite nga vdekja e Princeshë Dianës; Premtimi që Princi William nuk e realizoi dot kurrë

Blloku min lexim

Humbja e saj tronditi jo vetëm Britaninë e Madhe, por edhe botën. Sot në 27 vjetorin e vdekjes, Princesh Diana kujtohet po me të njëjtën madhështi sikur në vitet që ajo jetoi.

Princesha humbi jetën në moshën 36 vjeçare në një udhëtim me shokun e saj teksa me shpejtësi të lartë u përplasën për vdekje. Ishte viti 1996, kur Princesh Diana kishte vetëm një vit e divorcuar nga mbreti i sotëm Charles III me të cilin kishte dhe dy fëmijët, Princ William dhe Princ Harry-n.

- Advertisement -

Në fakt Princesha e Uellsit ka përjetuar një jetë aspak të qetë në kohën e martesës së saj, për faktin se nuk ishte shumë e dëshiruar nga familja mbretërore, Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj i atëhershëm Charles. Në një intervistë televizive disa vite më parë Princesha u shpreh se në marrëdhënien e saj nuk ishte vetëm ajo dhe bashkëshorti, por ishte një e tretë Camila, sot gruaja aktuale e Mbretit.

Që në kohën kur princesh Diana dhe Charls ishin të kurorëzuar, flitet se mbreti kishte një marrëdhënie të fshehtë edhe me Camilën. Kjo e detyroi të ndjerën princesh Dianën që edhe pse jo me dëshirën e saj të firmoste divorcin, duke ju hequr edhe titulli ‘Lartësia Juaj’.

- Advertisement -

Kjo ishte një situatë që nuk ndikoi aspak për mirë tek fëmijët e tyre, kryesisht tek Princ William, 14 vjeçar në atë vit, i cili ishte edhe më i rrituri. Ai i premtoi nënës së tij se një ditë kur të merrte në dorë fronin e Mbretërisë do t’ i kthente asaj lumturinë dhe titullin e rëndësishëm. Një premtim ky që e bëri Princeshën të përlotej dhe që nuk u arrit të realizohej kurrë.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock