Blloku
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Temperaturat deri 43 gradë, kardiologu: Kujdes me këto pije dhe sheqerin…

Blloku by Blloku
18/06/2024
in Shëndeti
386 12
0
Temperaturat deri 43 gradë, kardiologu: Kujdes me këto pije dhe sheqerin…
548
SHARES
2.5k
VIEWS

Mjeku kardiolog Elton Qeli ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku tha se me ardhjen e të nxehtit, njerëzit duhet të bëjnë më shumë kujdes me ushqimet që konsumojnë.

Ai tha se duhet përdorur sa më pak alkooli dhe pijet me sheqer, ndërsa këshilloi konsumimin e vakteve me fruta dhe perime të stinës si dhe konsum të bollshëm të ujit.

“Subjektet që mund të kenë ndikim nga temperaturat e larta jo gjithmonë mund të kenë simptoma të mirëfillta që mund të lidhen me temperaturat e larta. Ndonjëherë mund të kenë djersitje më të shtuar, dhimbje koke, marrje mendsh, ndjesi vilanie e ndonjëherë mund të kenë gjendje të fikëti. Shkalla e simptomave është shumë relative në varësi të vetë personit”,-tha kardiologu.

Ai dha disa këshilla edhe për sa i takon ushqimeve që konsumojmë.

“Duhet të ushqehen në mënyrë të rregullt, sipas vakteve normale, duhet të konsumojnë ujë, konsumi i frutave dhe perimeve të stinës është shumë i rëndësishëm pasi ato mbajnë në vetvete një sasi të ujit e cila është e rëndësishme ashtu sikurse uji i thjeshtë në rregullimin e balancave hidro-elektrolitike në organizëm, pra të ujit dhe të kripërave minerale.

Është shumë i rëndësishëm mos abuzimi në aspektin që të mos jenë vakte shumë të mbingarkuara por të ushqehen në mënyrë të rregullt. Është shumë e rëndësishme konsumi i lëngjeve dhe i ujit. Shumë njerëz prihen të konsumojnë edhe alkoolin dhe pijet me gaz, pijet me sheqer. Këto kanë efekte negative në shëndet”,-tha kardiologu.

Tags: alkoolikujdespije me sheqertirana

Related Posts

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni
Shëndeti

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni

28/08/2024
Zbuloni arsyet pse duhet të flini në anën e majtë
Shëndeti

Zbuloni arsyet pse duhet të flini në anën e majtë

26/08/2024
‘Ethet e Nilit’! Epidemiologët: Janë rreth 3 mijë të infektuar, vdekjet deri në…
Shëndeti

‘Ethet e Nilit’! Epidemiologët: Janë rreth 3 mijë të infektuar, vdekjet deri në…

12/08/2024
Çfarë është sëmundja ‘Ethet e Nilit’?!
Shëndeti

Çfarë është sëmundja ‘Ethet e Nilit’?!

09/08/2024
Lëndimet gjatë ditës shërohen më shpejt se ato gjatë natës, por përse?!
Shëndeti

Lëndimet gjatë ditës shërohen më shpejt se ato gjatë natës, por përse?!

07/08/2024
Gripi stinor: si të luftoni ethet dhe të ftohtin në verë?
Shëndeti

Gripi stinor: si të luftoni ethet dhe të ftohtin në verë?

06/08/2024

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Astro
  • Beauty
  • Blog
  • Bota
  • Celebrities
  • Contact
  • Entertainment
  • Fashion
  • Gastro
  • History
  • Kontakt
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Marketing
  • My Feed
  • My Interests
  • My Saves
  • Në Bllok
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Travel
  • Voto
  • Well Being
    • Shëndet

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .