Çifti shumë i dashur i këngëtarëve Lindi Islami dhe Venera Lumani do të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Ata do të bëjnë dasmën këtë javë. Burime për revistën “Who” kanë konfirmuar se Venera dhe Lindi martohen këtë të shtunë, më 7 tetor. Ceremonia do të zhvillohet në mjediset e një hoteli në bregdet.
Deri më tani ata nuk kanë publikuar asnjë detaje dhe na kanë lënë të kuptojmë që do të jetë një dasmë private me pak të ftuar.