Blloku
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

2 Prilli, Dita Botërore e Autizmit

Blloku by Blloku
02/04/2024
in Shëndeti
374 24
0
2 Prilli, Dita Botërore e Autizmit
548
SHARES
2.5k
VIEWS

Sot është Dita Botërore e Autizmit e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së tyre. Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.

Kjo ditë është vendosur në 2 Prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas dore.

Rezoluta për Ditën Botërore të Autizmit përmban:

(1) vendosjen e 2 prillit si Dita Botërore e Autizmit,

(2) pjesëmarrjen e shteteve anëtare të OKB-së,

(3) rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin në të gjitha nivelet e shoqërisë,

(4) shpërndarjen e këtij mesazhi në të gjitha organet e tjera të OKB.

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç. Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prej tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt. Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim.

Edhe në Kosovë shënohet Dita Botërore e ndërgjegjësimit mbi Autizmin, për çka do të mbahen disa aktivitete.

Në orën 13:00, u.d Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, dhe kandidaten për presidente Vjosa Osmani, me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi si dhe me ministren për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arbërie Nagavci, në Ditën Botërore të Autizmit, do të presin në takim udhëheqësit e shoqatave të autizmit në Kosovë, duke përfshirë prindër dhe fëmijë me autizëm.

Tags: crregullim i spktrit te autizmitDita Boterore e Autizmitndergjegjesim

Related Posts

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni
Shëndeti

Keni tension të lartë të gjakut? Ja ushqimet që duhet të evitoni

28/08/2024
Zbuloni arsyet pse duhet të flini në anën e majtë
Shëndeti

Zbuloni arsyet pse duhet të flini në anën e majtë

26/08/2024
‘Ethet e Nilit’! Epidemiologët: Janë rreth 3 mijë të infektuar, vdekjet deri në…
Shëndeti

‘Ethet e Nilit’! Epidemiologët: Janë rreth 3 mijë të infektuar, vdekjet deri në…

12/08/2024
Çfarë është sëmundja ‘Ethet e Nilit’?!
Shëndeti

Çfarë është sëmundja ‘Ethet e Nilit’?!

09/08/2024
Lëndimet gjatë ditës shërohen më shpejt se ato gjatë natës, por përse?!
Shëndeti

Lëndimet gjatë ditës shërohen më shpejt se ato gjatë natës, por përse?!

07/08/2024
Gripi stinor: si të luftoni ethet dhe të ftohtin në verë?
Shëndeti

Gripi stinor: si të luftoni ethet dhe të ftohtin në verë?

06/08/2024

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Astro
  • Beauty
  • Blog
  • Bota
  • Celebrities
  • Contact
  • Entertainment
  • Fashion
  • Gastro
  • History
  • Kontakt
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Marketing
  • My Feed
  • My Interests
  • My Saves
  • Në Bllok
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Travel
  • Voto
  • Well Being
    • Shëndet

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .